Kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë një lajm të rëndësishëm për vendin tonë. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama ka njoftuar se Shqipëria është zyrtarisht anëtare e Qendrës Europiane të Ekselencës Kundër Kërcënimeve Hibdride në Helsinki.

Rama thekson se anëtarësimi kompleton pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE-së dhe të NATO-s në këtë organizatë, për të mundësuar një qasje të unifikuar mes aleatëve, kundër kërcënimeve hibride.

“Shqipëria është zyrtarisht anëtare e Qendrës Europiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride në Helsinki🤝🦅

Anëtarësimi kompleton pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE dhe NATO në këtë organizatë, për të mundësuar kështu një qasje të unifikuar mes aleatësh kundër kërcënimeve hibride, Dizinformimit dhe Manipulimit të Informacionit nga Shtetet e Huaja💪“, shkruan Rama.
(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: