Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim emocionues në Izrael pas marrjes së Medaljes Presidenciale të Nderit të shtetit izraelit. Në fjalën e tij, Rama theksoi rëndësinë e mbrojtjes që populli shqiptar u ofroi hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke e quajtur popullin shqiptar një mburojë të fortë për hebrenjtë, veçanërisht myslimanët që ofruan mbështetje të jashtëzakonshme. Ai theksoi angazhimin e Shqipërisë për të luftuar antisemitizmin dhe për të ruajtur kujtesën e Holokaustit, duke shtuar se në kurrikulat shkollore është futur mësimi i Holokaustit, një nga krimet më të tmerrshme të historisë.

Kryeministri Rama po ashtu njoftoi se Shqipëria është në procesin e ndërtimit të dy qendrave kulturore hebreje, duke vazhduar traditën e bashkëpunimit të ngushtë mes shqiptarëve dhe hebrenjve.

Edi Rama: Populli shqiptar mbrojti hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndryshe nga vendet e tjera, Shqipëria u bë strehë për popullin hebre dhe ndryshe po kështu nga vendet e tjera, hebrejtë nuk largoheshin, por erdhën për të gjetur strehë, për të gjetur mbrojtje dhe për të qenë të sigurt. Nuk mundem të mos kujtoj këtu një prej shumë episodeve, të asaj faqeje të lavdishme të historisë sonë, kur të gjithë udhëheqësit fetarë u thirrën nga nazistët për të dhënë qasje për t’i dorëzuar arin shqiptar dhe listën e hebrejve dhe ata menjëherë thane: “Mund ta merrni floririn, po hebrenjtë janë tanët, do t’i mbrojmë”. Dhe ata nuk bashkëpunuan me nazistët dhe askush nuk e bëri këtë.”

. Ne duhet të ngremë zërin kundër antisemitizmit, kemi futur në kurrikula mësimin e Holokaustit, një nga krimet më të tmerrshme në histori. Ne po ndërtojmë dy qendra kulturore hebreje në vend. Siç bënë gjyshërit tanë, ne vijojmë frymën e bashkëpunimit. Shqipëria, në konfliktin e sotëm ka qenë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete. Hamasi janë nazistët e shekullit të ri dhe historia na ka mësuar se me nazistët nuk ka paqe e kompromis.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: