Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS drejtuesit politikë në 12 qarqe, ku në fokus ishte rëndësia e votës së diasporës dhe çështjet e organizimit të fushatë elektorale.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton se në mbledhje është marrë vendimi për caktimin e Pandeli Majkos si i ngarkuar politik në rrethin e Kavajës, sa i përket fushatës për zgjedhjet e 11 majit.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha është caktuar të drejtojë fushatën e socialistëve te Njësia 1 në Tiranë.
(BalkanWeb)