ITALI- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Konventën e Industrialistëve të Rinj italianë mbajtur në Liguria të Italisë.

Kryeministri Rama, i intervistuar nga gazetari i njohur italian, Enrico Mentana, foli për të dhëna që e bëjnë të hapur dhe konkurrues tregun shqiptar dhe klimën e favorshme për biznesin dhe investimet, njofton Ambasada e Shqipërisë në Itali përmes faqes së saj në “Facebook”.

Ndërsa kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” shkruan se në vitin 2014 në Shqipëri kanë ardhur 591 kompani të huaja më shumë dhe ndër to 364 janë nga Italia.

“Sot në Konferencën e Industrialistëve të Rinj Italianë. 2014 në Shqipëri +591 kompani të huaja dhe +364 nga Italia ‪#‎ShqipëriaDrejtimiiDuhur”.‬

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: