*Abazi irritohet, Meta: Qetësohu, në ’97 nuk ndodhnin rrahje
TIRANE-Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për një televizion italian se në vitin 1997 është sulmuar nga Shërbimet Sekrete të asaj kohe. Por Berisha, nga foltorja e Kuvendit e komentoi ndryshe atë moment që për pak i mori jetën Ramës.

Dje në mbrëmje, kryeministri Edi Rama akuzoi Shërbimet Sekrete të Shqipërisë për sulmin e organizuar ndaj tij në mesin e viteve 1990. I ftuar në emisionin “Le Invasioni” të kanalit italian La7 të drejtuar nga Daria Bignardi, Rama ka folur për lidhjet e Shqipërisë me Italinë, njohjen me Renzin, luftën kundër terrorizmit por edhe për klimën e mirë për investimet e huaja. Rama është pyetur nga Bignardi në lidhje me sulmin që është bërë ndaj tij, i cili sipas prezantueses mund t’i kushtonte edhe jetën.

ramane 97

Daria Bignardi: Në 97-ën ishit në Tiranë viktimë e një agresioni që gati ju kushtoi jetën. Çfarë ndodhi dhe përse?

Është episod që bën pjesë në një kohë mjaft dramatike të vendit tonë pas rënies së regjimit sepse patëm një tranzicion shumë traumatik. Besoj për faktin që kishim një regjim tepër brutal. Në atë kohë ndodhën ato firmat piramidale që ë bënë gjithë vendin të shpërthente dhe unë isha pjesë e një grupi intelektualësh të pavarur që përpiqeshim të bindnim regjimin e atëhershëm të arsyetonte, duke shkruar artikuj dhe po përgatisnim një peticion për të mbledhur firma për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm, sepse ishim në mes të një krize, që më pas erdhi dhe rrëzoi..

Daria Bignardi: Po kush ju sulmoi?

Nuk u mor vesh kurrë kush saktësisht po ishin shërbimet sekrete të asaj kohe.
sali berisha dhe rama ne parlament

Sot nga foltorja e Kuvendit, Berisha rreth komentit të Ramës u shreh kështu:

Berisha: Për herë të parë një njeri në krye të ekzekutivit shpifi. Ajo që ka ndodhur në ‘97 akt i shëmtuar, por u pranua universalisht si krim pasioni. Rama nuk bëri denoncimin më të vogël kur e thirrën në prokurori. Kjo ngjarje nuk ndodhi vetëm me zotin Rama. Ishte i shoqëruar Rama kur ndodhi ngjarja, e panë më shumë se një autorin kur e goditën për motive pasioni dhe absolutisht jo politike. Por nëse do ishin politike, çfarë kujtoni ju se do të kursente oficerin e SHIK që agresoi Edi Ramën. Ky është turp që mashtron, por edhe që bën viktimën tani që është kreu i ekzekutivit. E dinë të gjithë që ishte krim pasioni, e di dhe koloneli, e di dhe gjithë Shqipëria.

Krimin e pasionit nuk mund ta kthejë në krim politik. E sfidoj Edi Ramën, të sjellë personin të denoncojë. Gjeti ditën të shkojë si viktimë e imja në Bruksel sepse e paskan rrahur në ‘97. Si ka mundësi që ky njëri nuk e nxori emrin. Pse e mbajtën të fshehtë këtë. Ky është një akt shumë i ulët, e denoncoj publikisht. Bën viktimën pas 8 vitesh, duke qenë edhe kryeministër. Më lëndoi shumë deklarata e tij në emisionin “Invazione barbare”. Për barbarizëm e ka treguar atë histori. Secili tregon veten. Se ka prekur kush kurrë nga ana politike, përkundrazi mbrojtje totale. Mendoj të mos futeni në këto çështje se nuk i njihni.

Abazi irritohet, Meta: Qetësohu, në ’97 nuk ndodhnin rrahje
Në sallën e parlamentit ka “plasur” ilariteti pas deklaratave të ish-kryeministrit Berisha dhe përgjigjeve të deputetit Balla, mbi sulmin ndaj Ramës në vitin 1997. Deputeti Sadri Abazi disa herë ka ndërhyrë nga vendi, por kreu i Kuvendit i ka tërhequr vëmendjen atij dhe deputetëve të tjerë. “Mos u shqetëso zoti Sadri, në vitin 1997 nuk ndodhnin rrahje. Zoti Berisha nuk tha gjë, tha pse nuk i çoi në prokurori akuzat Rama”, ka thënë Meta duke ju kërkuar deputetëve qetësi për vijimin e seancës.

(d.b/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb