Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Berat, ku prezantoi kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste të qarkut.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar rëndësinë e mbështetjes nga kryetarët e bashkive për PS-në, duke u kërkuar atyre që të jenë të gatshëm për t’u angazhuar, por pa ndërhyrë në procesin e garës zgjedhore.
Ai tha se shifra 5 i pëlqen shumë për shkak të ngjashmërisë me raportin 5:1 të fitores në këtë qark. Gjithashtu, ai ka lavdëruar kandidatin Fadil Nasufi, duke thënë se ai dhe vetë ai janë njerëz të maratonave dhe jo të sprintit.
Kryeministri Edi Rama në Berat me kandidatët e PS për deputet: Fadil Nasufi më ka thënë se mund të jem edhe në listë ta hapur. Kjo, sepse Nasufi dhe unë jemi njerëz të maratonave, jo të sprintit. Dua t’ju them kryetarëve të bashkisë se duhet të jenë në dispozicion të PS-së. Duhet të jenë në dispozicion të PS-së, numrit 5 dhe pesa më pëlqeu shumë sepse është tamam 5:1. Por, ju nuk duhet të ndërhyni në garë.
(Balkanweb)