Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Berat, ku prezantoi kandidatët për deputetë të PS-së në këtë qark, theksoi rëndësinë e mundësisë që ka Shqipëria për t’u bashkuar me Bashkimin Europian.
Rama deklaroi se hyrja në BE nuk është një çështje partiake, por një interes i përbashkët për të gjithë qytetarët, pavarësisht ngjyrës politike.
Ai nënvizoi se ajo që ka rëndësi është angazhimi për të realizuar këtë qëllim, duke theksuar se për këtë qëllim është ndërtuar një rrjet i fortë njohjesh që mundëson hapjen e mundësive për të arritur këtë objektiv historik për vendin.
Edi Rama: Kemi punuar fort për të qenë këtu ku jemi. Na është hapur një shans për të qenë pjesë e BE-së. Hyrja në BE nuk është çështje socialistësh apo demokratësh. Çdokush duhet të jetë i interesuar që ne të hyjmë në Bashkimin Europian. Nuk ka rëndësi çfarë ngjyre kam unë, rëndësi ka që unë ju çoj në BE dhe për këtë kemi ndërtuar një rrjet njohjesh të vlefshme për të hyrë ne BE.
(Balkanweb)