Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bratislavë ku Shqipëria merr sot presidencën e OSBE-së. Në videon e postuar prej vetë kryeministrit në profilin zyrtar të tij në “Facebook”, ai shihet në zyrë me këshilltarët e tij, teksa jep porositë e fundit për fjalimin që do të mbajë.

Hapet dera e zyrës, “Përfaqësuesi special i zyrës së kryetarit në detyrë të OSBE”, Rama me këmbët mbi tavolinë iu jep porosi këshilltarëve, ndërkohë që vjen edhe kafja e gjatë.

Rama Tavoline
Rama Tavoline

E para gjë që kujton që duhet vendosur në fillim të fjalimit është tërmeti i 26 nëntorit që ka lënë pasoja të rënda në Shqipëri. “Një hyrje për tërmetin do ta vendosësh patjetër”, dëgjohet teksa thotë Rama.

Rama Sllovaki
Rama Sllovaki

Me sa duket i lodhur nga axhenda e ngjeshur ndërkombëtare (kujtojmë se dy ditë më parë ishte në Londër dhe më pas në Itali) dhe ajo vendore, pasi ka qenë çdo ditë në zonat e prekura nga tërmeti duke folur me banorët, kryeministri kërkon një pikë mbështetje për t’u çlodhur gjatë këtyre minutave. Pas këmbëve në tavolinë, mbështetje në një karrige tjetër nga e veta. Në fjalim kërkon t’i shtohet edhe një fjali për bashkëjetesën fetare dhe për mikpritjen, duke kujtuar dhe strehimin e hebrenjve dhe për Kosovën gjatë luftës, si elementë të mikpritjes.
Një element tjetër që kërkon Rama është edhe për rritjen e barazisë gjinore dhe përfaqësimin e grave në qeveri e më gjerë. Ndiqni çfarë ndodh në Sllovaki, në një moment spontan mes kryeministrit dhe këshilltarëve të tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb