Kryeministri Edi Rama vijon takimet në Bruksel me zyrtarët e Bashkimit Europian.
Një ditë pas hapjes së grup-kapitujve të rinj me Bashkimin Europian në kuadër të integrimit të Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama është takuar me Komisioneren e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos.
Rama e ka njoftuar takimin në rrjetet sociale, ku edhe ka publikuar fotot.
Gjatë ditës së sotme, në prani të Kryeministrit Edi Rama, ministri i Mbrojtjes Piro Vëngu dhe ai i Jashtëm, Igli Hasani nënshkruan marrëveshjen me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian Kaja Kallas në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes.