DIBER

Kryeministri Edi Rama në kuadër të çeljes së fushatës elektorale të PS u ndal sot në Dibër. Rama u shpreh se Rruga e Arbrit do përfundojë plotësisht në pranverën e vitit 2021. Kreu i Qeverisë tha ndër të tjera se ndryshe nga politikanët e tjerë, këtë herë erdhi me këtë lajm.

“Shumë faleminderit për këtë pritje entuziaste, edhe për mbështetjen e madhe që duke ardhur këtu megjithëse ora nuk ishte e përshtatshme temperatura ishte e lartë.

Përpara se të vinim këtu bëmë një vizitë në kantierin e Rrugës së Arbrit dhe më behet qejfi se ndryshe nga politikanët që kanë ardhur këtu për t’ju kërkuar votat, unë sot ju them dhe jam këtu se rruga e Arbërit po bëhet dhe deri në pranverën e vitit 2021 do bëhet. Me Dionisin, kemi bërë një zgjedhje të duhur për t’ju dhënë një shtysë. “-tha Rama.

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb