“Shumë shpesh njerëzit priren ta shikojnë Kinën dhe bashkëpunim me Kinën si një mundësi për financime, por unë besoj shumë fort që në radhë të parë urat e bashkëpunimit me Kinën janë ura që sjellin dije”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në Forumin e katërt “17+1” i kryebashkiakëve të qyteteve të Kinës dhe vendeve të Europës Lindore e Qendrore.
Kreu i qeverisë tha se përmes këtyre urave mund të këmbehen eksperienca dhe të transferohen dije, të cilat më pas kthehen patjetër edhe në përfitim për vendet, për qytetet dhe komunitetet.

“Ky forum krijon një mundësi të rëndësishme për të gjithë administratorët e qyteteve të mëdha e kryeqyteteve të familjes së vendeve të 17 +1 për të shkëmbyer eksperiencat e tyre. Ky takim është me rëndësi të posaçme jo thjesht se kështu duhet thënë sa herë hapet një takim, por sepse ky është një forum që krijon një mundësi të rëndësishme për të gjithë administratorët e qyteteve të mëdha e kryeqyteteve të familjes së vendeve të 17 +1 për të shkëmbyer eksperiencat e tyre”-, nënvizoi Rama.

Kryeministri citoi Sokratin, i cili sipas tij, thoshte se forma më e lartë dhe më e admirueshme e mençurisë është ajo që vjen me planifikimin dhe zbukurimin e qyteteve dhe uniteteve njerëzore.
“Pa asnjë dyshim qeverisja e qyteteve është edhe sfida më e afërt me jetën e përditshme të njerëzve”, – tha Rama.

Sipas Ramës, ashtu sikundër në historinë dhe të përditshmen e qeverisjes së qyteteve ka një potencial të jashtëzakonshëm dijeje.
Më vjen shumë mirë që në këtë forum, vijoi Rama, krijohet mundësia për t’u takuar me drejtuesit e kryeqyteteve të vendeve që vijnë dhe ecin në shinat e një eksperience shumë të ngjashme me tonat.

“Kjo është një mundësi shumë e mirë për t’u njohur më nga afër me çdo eksperiencë dhe për të krijuar në këtë drejtim mundësinë e urave të dijes. Besoj se çdo lidhje, çdo urë që lidhet sot në funksion të shkëmbimit të eksperiencës, të rritjes së cilësisë së burimeve njerëzore është padiskutim një pikënisje për një rrugë të re më shumë në rrugën e së nesërmes”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: