Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Global Business Forum, i organizuar nga miliarderi Michael Bloomberg në SHBA. Ky fakt është bërë i ditur nga vet kreu i qeverisë shqiptare, përmes një mesazhi në ‘Facebook’.

Rama tha se vitet e fundit Shqipëria ka bërë hapa para drejt barazisë gjinore për përfshirjen e grave në qeveri.

“I ftuar si folës për barazinë gjinore, në Global Business Forum nga Michael Bloomberg, ultramiliarderi që drejtoi Nju Jorkun si kryebashkiak për 12 vjet dhe njihet botërisht për financimin bujar të sfidave globale.

Shqipëria me hapat e bëra vitet e fundit drejt barazisë gjinore dhe qeverinë e saj me pjesëmarrje të grave baraz me burrat, çmohet botërisht si një shembull pozitiv progresi”, shkruan Rama.

  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: