GRAMSH

Kryeministri Edi Rama nga Gramshi ku mbajti fushatën e radhës elektorale deklaroi se katër vetë po e bëjnë lëmsh Shqipërinë. Ai tha se Berisha, Basha, Meta dhe Kryemadhi janë përgjegjës për situatën aktuale në vend.

Rama theksoi se ata dhe të gjithë ata që iu shkojnë pas duhet ta masin mirë çdo hap që bëjnë, sidomos më 30 qershor. Kreu i qeverisë shtoi se çdo veprim antiligjor do të paguhet një më një.

“Aman se kur thonë do bëhet 1997. Kur i bie rrotullimi nga ana e Saliut, bëhet errësirë komplet. Kur thotë se po bëj gjithçka për të ndaluar konfliktin civil. Është shumë e thjeshtë: thuaji fallxhores deri më datë 30 asnjë kokërr kafe turke në shtëpi.

Zemra e konfliktit janë 4 vetë. Dy i ka treguar me gisht qeveria e SHBA. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi përgjegjës për gjithçka ndodh. Dy të tjerët i di gjithë populli. I dinë edhe gjithë populli, edhe peshqit që rrinë te liqeni, janë Saliu dhe Iliri. Katër vetë duan ta bëjnë Shqipërinë çorap. Ta dinë ta masin mirë çdo hap. Çdo hap ta mendojnë mirë e mirë sepse Shqipëria nuk është më shesh për përsheshin e Saliut, Monikës dhe Ilirit”, tha Rama në Gramsh.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: