KOLONJË 

Kryeministri Edi Rama nga Kolonja ku po mban fushatë elektorale deklaroi se më datë 30 qershor do të mbahen zgjedhjet e kjo datë nuk ndryshon.

Rama theksoi se opozita nuk do të mbahen zgjedhjet, për shkak se ka frikë. Sipas tij, loja e ulët e opozitës merr fund më datë 30 qershor.

Mallkonte Neritani sikur i kishte dalë xhindi nga filxhani dhe ulërinte. Kjo është për të qeshur dhe për të qarë. Ne është mirë t’i qajmë ata me datë 30, sepse kjo datë është që të mbyllet njëherë e mirë kjo lojë.

Ky është një popull e një vend që ka gjitha për të qenë mirë. Në të gjithë historinë e vet, Shqipëria ka pasur nga këta që e kanë çuar në drejtim të paditur. Ata përkohësisht bëjnë zhurmë, por pas datës 30 nuk kanë çfarë të bëjnë. Na zuri me këta. Na zuri”, tha Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb