Kryeministri Edi Rama ka lënë pas “mëritë” dhe përplasjet me kryeministrin e dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke dalë në mbështetje të tij.

Duke komentuar për herë të parë thirrjen e Haradinajt nga Gjykata e Hagës, Rama tha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët se Ramushi është pjesë e një lufte çlirimtare me përmasa heroike dhe historike dhe ai ka një rol në këtë.

“Në raport me luftën e konsideroj Haradinajn, Jakup Krasiniqin e të gjithë ata që u thirrën në Gjykatën e Hagës, si përfaqësues të një lufte çlirimtare.

Ajo luftë nuk mund të njolloset dhe nuk mund të reduktohet në gjithë përmasën e saj heroike dhe historike, ku padyshim edhe Ramushi ka një rol”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb