TIRANE – Pas publikimit të lajmit se kryeministri Edi Rama ka nisur pushimet me bashkëshorten e tij në Majemi të SHBA-ve, zyra e shtypit e Kryeministrisë sqaroi se shefi i Qeverisë do të qëndrojë 3 ditë në SHBA, pasi është i ftuar në një gëzim familjar.

“Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten do të kalojnë tre ditë në SHBA, të ftuar për të marrë pjesë në një gëzim familjar të miqve të familjes së tyre. Çdo koment tjetër mbi këtë udhëtim është spekulim”,- thuhet në njoftimin e Qeverisë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: