Gjatë ceremonisë së hapjes së Panairit të Turizmit në Berlin, Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria është tani një nga destinacionet turistikë me rritjen më të shpejtë në Europë.

Ai shfaqi optimizëm për zhvillimet e turizmit në vend dhe theksoi se shifrat e turistëve janë shumëfishuar në vitet e fundit. Rama gjithashtu bëri një paralelizëm historik duke përmendur Karl Marksin, që nuk mund të hynte në Shqipërinë komuniste, ndërsa sot vendi është një atraksion turistik i preferuar.

Duke i bërë thirrje gjermanëve të vizitojnë Shqipërinë, ai theksoi se shijet e mrekullueshme dhe mikpritja shqiptare janë një përvojë që çdo udhëtar duhet ta përjetojë.

Rama: Karl Marksi nuk mund të hynte në Shqipërinë komuniste. Shifrat e turistëve në Shqipëri janë shumëfishuar. I duam gjermanët sepse pinë shumë birrë dhe hanë shumë. Edhe pse ka shumë për të ngrënë në Gjermani, shijet në Shqipëri janë të mrekullueshme.

Shqipëria është destinacion që duhet vizituar. Shqipëria është destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Europë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: