Kryeministri Edi Rama niset për në Paris, me ftesë të Presidentit Francois Hollande për të marrë pjesë në ceremoninë e nderimit të shkrimtarit Ismail Kadare, me titullin ‘Komandant i Legjionit të Nderit’, që zhvillohet sot në Élysée.

Në Élysée, fillimisht, Kryeministri Edi Rama do të pritet në një takim të veçantë, nga Presidenti Francois Hollande.
Më pas, Kryeministri do të jetë i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të titullit, shkrimtarit Ismail Kadare.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: