TIRANË

Pas inspektimeve tek godinat e fakultetit të Inxhinierisë, shefi i qeverisë zhvilloi sot pasdite një inspektim edhe në godinat e Qytet Studentit.

Ai u shpreh se aktualisht ka filluar puna në 9 konvikte në Qytetin Studenti, ndërsa tha se ambicia  e qeverisë është që të gjithë konviktet e Shqipërisë të kalojnë në një stad tjetër.

“ Me aktin normativ i kemi kaluar bashkisë së Tiranës 3 milionë Dollarë për të vazhduar me godina të tjera, por gjithashtu kemi dhe një grup tjetër konviktesh me KFW gjermane. Ambicia është që brenda mandatit të gjitha konviktet e Tiranës dhe Shqipërisë të vinë në stad tjetër.

Me Bashkinë e Tiranës do vazhdojmë projektin e Kampusit Universitar, që sidoqoftë është një problem më vetë përsa i përket pronësisë. Kemi një situatë të rëndë më kthimin e pronave. E rëndësishme është që jemi shumë të qartë se çfarë duhet të bëjmë”, tha Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: