TIRANË

Deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-ministri shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama pak më parë në godinat e “Qytet Studentit”.

Shehu tha se shefi qeverisë shkon për vizitë tek godinat në kohën kur studentët janë larguar. Ai shkon më tej teksa deklaroi se Rama ka frikë se do ta pësojë si Adil Çarcani në 1990.

“Kryeministri “viziton”  Qytetin e Studenteve…por vetem sot kur studentet jane larguar! Krejt bosh ky “qytet” simbol keto dite, vetem Kryeministri e shoqeruesit e tij.

Sic duket ka frike ta pesoje aty si Adil Carcani me 1990-ten. Mbasi mori ne universite te ndryshme mesazhe te ngjashme me ato qe moren Muho Asllani, Lenka Cuko etj ne ato vite, vjen ne kete ”Qytet”, por vetem me nje kusht, te ishte pa studente! Dialog apo monolog ky?!”, shkruan Shehu.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb