Kryeministri Edi Rama nga Rrajca tha se qeveria do t’i japë prioritet edhe zhvillimit të zonave rurale. Rama tha se agro-turizmi është një shans i mirë për të dalë nga varfëria, për të gjithë personat që jetojnë në fshat. Ai shtoi se ata që jetojnë në Rrajcë apo në fshatra të Shqipërisë ose që janë në emigracion, mund të investojnë në projekte agro-turizmi dhe bujtinash.

“Ne do të përpiqemi me të gjitha mënyrat për të zhvilluar agro-turizmin. Zhvillimi i agro-turizmit bën që shumë prej personave që jetojnë në fshat, të mund të dalin nga varfëria. Edhe ata që jetojnë jashtë, kanë punuar prej kaq kohësh në emigrim, punojnë përditë dhe kanë mbledhur para, mund të investojnë në bujtina, në agro-turizëm”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se zona e Rrajcës ka paguar energjinë vazhdimisht, duke nënvizuar se pagesa e energjisë elektrike ka të bëjë me qytetarinë.

Rama tha se energjia duhet paguar, pasi paratë që mblidhen prej tyre shkojnë më pas për investime me rëndësi në agro-turizëm dhe në sektorë të tjerë të rëndësishëm.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb