Kryeministri Edi Rama deklaroi se pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, vlera e pasurive të patundshme në vend do të dyfishohet menjëherë.
Sipas tij, ky proces është një trend që është vërejtur në të gjitha shtetet që janë anëtarësuar në BE, duke theksuar se kjo rritje do të ndodhë për shkak të interesit të lartë të turistëve. Ai theksoi se, megjithëse çmimet do të rriten, prona do të mbetet ende më e lirë se në vendet e tjera të Bashkimit Europian.
Kryeministri Edi Rama: Kini parasysh që në momentin që ne hyjmë në BE, të gjitha pronat do të pësojnë rritje çmimi, dyfish menjëherë, siç kanë treguar historia e të gjitha vendeve që ka hyrë para nesh. Prona e patundshme bëhet objekt interesi për një popullatë qindra miliona njerëz. Është njësoj si një qyteti i ri që i shtohet Shqipërisë. Çfarë interesi do kishte, kur edhe pse dyfishohen, janë prapë më lirë se çfarë janë në vendet e BE.
(Balkanweb)