LEZHE

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Këshillin e Veriut në Shëngjin. Në takimin me dyer të mbyllura për mediat mësohet se kryeministri ka folur për punësimet në administratën e bashkive të djathta.

Burimet bëjnë me dije se ashtu siç Rama e ka përsëritur edhe me herët, ka porositur krerët e rinj të Bashkive që më parë drejtoheshin nga demokratët të mos largojne nga administata punonjesit e meparshem.

Madje e ka cilësuar të përmbushur detyrën nga kryetarët e rinj të bashkive. Gjithashtu një çështje tjetër ku Rama është ndalur mësohet të jetë kushti që njeri nga nënkryetarët e rinj të Bashkisë të jetë me patjetër femër.

Gazetari Ergys Gjencçaj raporton për “Balkanweb” se Rama ka urdhëruar shkarkimin e shumicës të drejtorëve rajonalë të Shkodrës.  Edi Rama thërret nesër në orën 17:00 në selinë e PS në Tiranë gjithë drejtorët e Shkodrës për këtë vendim.

Nesër në 18:00 Rama mbledh edhe kryesinë e PS, me temë kryesore situata në Shkodër e caktimi i drejtuesit të ri politik në këtë qark.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb