TIRANË

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Thumanë.

Në një postim në “Facebook”, Bardhi e cilëson spektakël të shëmtuar të Ramës dhe kthim në vendin e krimit shtetëror.

Ai kërkon nga kryeministri t’iu thotë shqiptarëve çfarë përmbanin aktet e konstatimit për dy pallatet e shembura me 26 nëntor, çfarë masash u morën dhe kush i lejoi banorët të futeshin në pallate të pasigurta pas 21 shtatorit. Ai i kërkon Prokurorisë të veprojë menjëherë.

MESAZHI I BARDHIT
Spektakli i shëmtuar i Edi Ramës në Thumanë me shtëpitë që i ka detyrim ligjor për t’i ndërtuar është i papranueshëm dhe nuk e shpëton dot atë dhe bashkëpunëtorët e tij nga përgjegjësia morale, politike dhe penale.

Ai është kthyer në vendin e krimit shtetëror pa dhënë llogari për humbjen e jetëve të 24 njerëzve të pafajshëm. Në javën e tretë pas tërmetit, Edi Rama hesht për përgjegjësitë direkte të Komitetit të Emergjencave, të drejtuar prej tij dhe të Bashkisë së Krujës, përse banorët e pallateve të shembura në Thumanë u lejuan të jetojnë aty pas tërmetit të 21 Shtatorit.

Edi Rama është i detyruar t’u thotë shqiptarëve çfarë permbanin aktet e konstatimit për dy pallatet e shembura me 26 Nëntor, çfarë masash u morën dhe kush i lejoi banorët të futeshin në pallate të pasigurta pas 21 Shtatorit. Prokuroria duhet të veprojë menjëherë!
#DREJTËSI për viktimat e 26 Nëntorit!

Bardhi Fb
Bardhi Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb