TROPOJE 

Kryeministri Edi Rama është ndalur në Tropojë, në vazhdim të fushatës së tij elektorale.

Rama shigjetoi edhe njëherë presidentin Ilir Meta. Ai tha se Meta sot është kthyer si Haxhi Qamili dhe se gjuan me molotov ndaj institucioneve të shtetit. Kreu i qeverisë u shpreh se Haxhi Qamili mendoi se do të bënte ndonjë gjë të madhe se kishte ca krahina me vete e nuk mendonte se pas do i vinte fuqia e Francës.

Ilir Meta ka marrë përsipër pjesën e dhunës institucionale. Ka marrë përsipër molotovët institucionalë. Ka marrë përsipër t’i gjuajë me molotov Amerikës, Europës. Haxhi Qamili kur mori kot atëherë i çuan fjalë ata i thanë sikur po e tepron se po preken interesat e Francës.

Tha sa të kem Shijakun dhe Kavajën nu pyet Amerikë. Është ky vend që nxjerr Haxhi Qamilë. Çfarë ke mor vëllai mos bërtit se do na shohë ai patrioti yt dixhital e do thotë ‘Rama ik’. Unë do iki, por do iki në Kukës. Ju edhe dashninë e keni me të bërtitur. E vërteta është se bërtasin nga frika”, tha Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb