TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të dëshmojë ditën e nesërme për çështjen e CEZ. Rama do të paraqitet nesër në Komisionin parlamentar Hetimor për marrëveshjes Shqipëri­-CEZ.

Kreu i qeverisë ka kthyer përgjigje pozitive për thirrjen me shkrim për të dhënë dëshminë e tij mbi marrëveshjen që solli zgjidhjen e konfliktit mes shtetit shqiptare dhe kompanisë çeke.

Seanca është parashikuar të nisë në orën 11:00. Më herët, ish-­Kryeministri Sali Berisha dha dëshminë e tij pasi fillimisht refuzoi të përgjigjej para kryetarit të këtij komisioni, Taulant Balla.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: