Kryeministri Edi Rama, në një fjalim me tone simbolike dhe historike, ka krahasuar 11 majin – datën e zgjedhjeve – me një çelës për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Ai theksoi se pas kësaj date qëndron një mandat i gjatë katërvjeçar, i cili do të jetë vendimtar për “të fituar bastin me Europën”.

Rama kujtoi zërin e lashtë arbëror që jehonte nga malet, duke bërë thirrje për një “marshim të fundit drejt tokës së premtuar” – Bashkimit Europian – ku, siç u shpreh ai, do të ngjitet flamuri kuqezi, “më i bukuri në botë”.

Rama: Ne kemi shansin për të hedhur hapin përfundimtar drejt bashkimit me BE dhe ndarjes pa kthim nga Azia. Për ne sot këtu nis e përpjeta e fundit drejt e Evropës dhe fundi i historisë sonë jashtë saj. 11 maji i afërt sa 30 mëngjese, pas saj është një mandat i gjatë sa 4 vite për të fituar bastin me Europën. Mos e harroni për këtë çast mbi 2 anët e së njejtës medalje kanë hedhur gjithçka kanë pasur shqiptarët e arbërorët.

‘Dëgjova një zë gjëmues në male në gjuhën arbërore!’

Unë jam zëri që thërras në shkretëtirë thuhet në Bibël. Nga malet u dëgjua më shumë se 700 vite parë zëri arbëror se ata ishin pema e lashtë e saj dhe filizi gjithmonë i njomë mes kombesh të plakura. Nuk jam këtu sot tju marr përdore e t’ju zhys nëpër legjenda, por për të shkuar në një marshim të fundit drejt tokës së premtuar Europës ku do të ngjisim flamurin më të bukur në botë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb