SKRAPAR- Debatet mes të dyve kanë qenë të vazhdueshme që nga sherri live i ditës kur u inaugurua stadiumi “Loro Boriçi në Shkodër, aty ku Rama i kërkoi llogari për mos shembjen e ndërtimeve rreth stadiumit e që nga kryebashkiakja u interpretua si kërcënim.

Sot nga Skrapari, në një takim me fermerët, kryeministri Rama u rikthye të flasë për zonjën Ademi, e vetmja kryebashkiake sipas tij, që nuk i kuptonte dot planin që kishte për qytetin e saj, Shkodrën.

“Do mbështes kryebashkiakët përveç kryetares së Bashkisë së Shkodrës që s’ja kuptoj dot planin. Po ky me siguri është problemi im”,- tha Rama.

Në distancë ata janë përplasur edhe pak ditë më parë për lulishten në lagjen “Manush Alinani” në Shkodër, ku Rama nuk nguroi ta cilësonte kryebashkiaken shembull të kokëboshësisë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: