Kryeministri Edi Rama pasi u prit me protëesta në Lezhë ka arritur në Bashkinë e Vaut të Dejës, ndalesa e parë para se të shkojë në Shkodër.

Përpara banorëve Rama tha se ata s’do kenë mundësi të kenë opozitën në zgjedhje, për shkak se përfaqësuesit e saj e pranuan që nuk i fitojnë dot zgjedhjet.

“Do më kishte pëlqyer që në zgjedhje të kishim kundërshtarët përballë, për të ballafaquar çfarë është bërë, çfarë do të bëhet në të ardhmen Marku nuk e ka përballë kundërshtarin për fat të keq, madje edhe shumë votues nuk kanë zgjedhje, nga ata që ndërrojnë fe më mirë se sa parti. Nuk kanë ça zgjedhin jo se ua kemi hequr ne këtë mundësi, as ndonjë fatkeqësi natyrore, por se udhëheqja e PD kapitulloi. Pranoi se nuk fiton dot zgjedhje me ne. Është larguar, jo më për të ardhur tek ju, për të shkuar tek njerëzit dh nxjerrë kandidatura, programe, ide por për të dalë rrugëve e penguar njerëzit të zgjedhin”,- tha Rama.

Rama krahasoi ndër të tjera opozitën me talebanët në Afganistan.

“Kjo ndodh në dy vende, në Shqipëri me PD dhe në Afganistan me talebanet. Ata janë të angazhuar në një ofensivë kundër zgjedhjeve, kërcënojnë popullin të mos guxojë të shkojë në zgjedhje, sulmojnë lart e poshtë dhe duan të imponojnë ligjin e xhunglës”,- vijoi kryeministri.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb