TIRANE- Kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish ftesë kreut të PD-së Lulzim Basha për t’u ulur në tryezën e bisedimeve, në mënyrë që t’i jepet zgjidhje ngërçit politik në vend.

Teksa përmend faktin se sot bëhen 3 ditë nga momenti kur Rama e ka ftuar kryeopozitarin të caktojë datën dhe vendin e takimit, thotë se ende nuk ka marrë një përgjigje.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i Qeverisë e fton Bashën që të votohet vettingu, e më pas të shkohet në zgjedhje, duke i thënë se nuk duhet të ketë frikë.

“Lulëzim sot 3 ditë që pres vendin/orën për të nisur dialogun pa kushte! Gjejmë zgjidhje votojmë Vettingun shkojmë në zgjedhje. Mos ki frikë!”, thotë Rama.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: