SHKODER- Një ‘armiqësi’ e hapur, sulme dhe kundërpërgjigje është kjo e sotmja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi. Para qytetarëve të saj në Shkodër, kreu i qeverisë ironizoi Ademin, se kjo e fundit ankohet se qytetarët nuk kanë bukë për të ngrënë dhe nuk duan projekte në infrastrukturë, ndërsa Rama solli në vëmendje rastin e Tamarës.

“Ata të çadrës kanë një problem, seç kanë me themel. I hanë themelet. Shkodra drejtohet nga PD, dhe Bajram Curri po ashtu. Kryebashkiaku i Tropjës është demokrat dhe sdo të më shoh me sy, por kur shkoj e takoj. Thotë kjo këtu, Jozefina, kjo Voltana: ‘Ca na duhen ne sheshet, ne s’kemi e ongër’. Moj zonjë, moj zonjë, shko e shiko Tamarën. Kanë më bukë sot apo më pak. Këtyre sikur u han bukën kur i pastron. pastërtia sipas këtyre është show, fasadë”, tha Rama.

Po sot, Rama teksa udhëtonte drejt Shkodrës, nisi “ngacmimet” ndaj kryetares së Bashkisë së këtij qyteti, Voltana Ademi. Shkak për këtë, ishte bërë shqetësimi që i ka krijuar gjendja e Urës së Bunës. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama pohoi se mjaftonte pak vëmendje nga kryetarja e Bashkisë, dhe ura do ishte riparuar. Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi nuk kurseu përgjigjen ndaj Ramës.

Voltana pohoi se kryeministri bën autogol sa herë flet për Shkodrën, duke shtuar se Ura e Bunës është në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: