TIRANE – Kryeministri Edi Rama u shpreh ngushëllimet më të ndjera nënës, vëllezërve dhe motrës, të dëshmorit të Policisë së Shtetit, Simon Gjeta, rënë mbrëmë në fushën e luftës me krimin.

“Arritjet e mëdha të Policisë së Shtetit në fushën e kësaj lufte pa asnjë tolerancë të shtetit me krimin, janë vepër e shqiptarëve të mirë si Simon Gjeta, emri i të cilit deri dje i panjohur mes mijëra të tjerëve nën uniformën blu, sot i bashkohet atyre që dhanë jetën në krye të detyrës.”- thuhet në mesazhin e kryeministrit.

“Me bindjen e thellë se gjaku i dëshmorëve të Policisë së Shtetit do të plazmojë gjithnjë e më thellë ndjenjën e lartë të detyrës dhe shpirtin e sakrificës së çdo shqiptari e shqiptareje që është pjesë e trupës së rilindur të policisë, si edhe me angazhimin e palëkundshëm për t’i shkuar deri në fund përpjekjeve shtetndërtuese, në radhë të parë për sundimin e ligjit në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama përulet me respektin më të thellë përpara veprës së dëshmorit Simon Gjeta.”- thuhet në mesazh.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb