VELIPOJË

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Velipojë koordinatorët e Veriut, ndërsa të pranishëm janë edhe ministri Sandër Lleshaj, Senida Mesi, kryetari i bashkisë  Lezhë dhe deputet të PS-së . Gazetari i “BalkanWeb”, Senad Nikshiqi ka mësuar detaje nga mbledhja e shefit të qeverisë më koordinatorët e pranishëm. Burime nga mbledhja bëjnë më dije se  80 % e drejtorëve do të largohen në të gjithë bashkitë e qarkut Shkodër.


“80% e drejtoreve do ikin për gjitha bashkitë e qarkut Shkodër. Është kërkuar vlerësimi i performancës së institucioneve me varësi nga qendra”-thanë burimet.


Temë tjetër që është diskutuar në mbledhja ka qenë ajo e analizës së buxheteve të bashkive, borxhet dhe projektet aktuale, të cilat janë kërkuar prej shefit të qeverisë që të “skanohen”  në detaje për ecurinë e tyre në terren. Gazetari Nikshiqi raporton se gjatë mbledhjes janë pranuar edhe dorëheqjet e 4 drejtorëve, kërkesë kjo, e e cila u bë nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e mëparshme të këshillit të veriut


Kryeministri Rama ka treguar vëmendje të shtuar për qarkun e Shkodrës, sidomos pas largimit të të zgjedhurit të PS në krye të bashkisë në 30 qershor, Valdrin Pjetri. Ky i fundit nuk kishte fatin të ulej në karrigen e të parit të qytetit të Shkodrës pasi nga denoncimet e vazhdueshme të PD, por edhe nga hetimet e kryera, Pjetri rezultoi të jetë subjekt i dekriminalizimit, i dënuar më parë në Itali.

(n.m/BalkanWeb)

Etiketa: