Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “për familjet në fshat që janë të gatshme t’i rindërtojnë vetë shtëpitë dhe që të mos i lëmë të presin pa fund t’i japim një financim, mesatarisht një fond prej 20 milionë lekë të vjetra”.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Edi Rama tha se “ata janë të gatshëm ta bëjnë vetë sepse fitojnë kohë dhe nuk rrinë të presin të vijë dikush, por kuptohet me një supervizionim që të garantojë të gjithë parametrat që të mos bëhen gjëra të pakuptimta”.

Kreu i qeverisë u shpreh se “duhet bërë harta e veprimit në mënyrë që në Komitetin Ndërkombëtar të Rindërtimit ta ndajmë këtë barrë me organizatat solidare, “Fundjavë ndryshe”, “Shqiptarët për shqiptarët”, që t’u japim hartën, zonën, numrin në mënyrë që procesi me to, është një proces më kapilar, por më i thjeshtë nga pikëpamja ndërtimore të vazhdojë”.

“Pra shtëpi individuale me komitetin dhe organizatat e solidaritetit, njëra rrugë, rruga tjetër me para në dorë për subjektet që kanë humbur shtëpinë dhe janë të gatshme t’i rindërtojnë vetë, jo me detyrim. Pra kush paraqitet dhe thotë më jepni lekët se unë e rindërtoj vetë dhe nga ana tjetër me supervizionimin tonë mund të shkojë fare mirë procesi edhe në këtë drejtim dhe e treta të shikojmë me grupin e planifikimit pjesën tjetër”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb