ÇEKI

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Samitin e Vishegradit në Çeki nga ku jep edhe një lajm të mirë për vendin dhe hapjen e negociatave.
Rama shkruan se jo vetëm ka marrë mbështetje totale nga vendet e V4 që janë Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia për çeljen e negociatave por edhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv.


“Në Pragë me vendet e V4 (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) dhe vendet e Ballkanit Perëndimor – Jo vetëm mbështetje totale nga V4 për çeljen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, po edhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik👍”, shkruan kryeministri Rama i cili ndodhet në samit bashkë me ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj. Edhe kësaj radhe kryeministri nuk i ka harruar atletet e bardha, ndërsa shfaqet në krahë me kryeministren serbe dhe liderët e tjerë të rajonit.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb