Kryeministri Edi Rama njoftoi sot mbylljen e rrjetit Tik Tok për të paktën 1 vit. Vendimi ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa opozita e lidh vendimin me atë që Qeveria nuk kontrollon dot këtë rrjet dhe po tenton censurën.
Përtej reagimeve nga opozita, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka zgjedhur që pikërisht në ditën që Kryeministri njoftoi mbylljen e rrjetit, të hapë llogarinë e tij në Tik Tok.
Madje, Bardhi ka postuar një video, me pamje nga protestat e thirrura nga PD, duke u ndalur veçanërisht në atë që do të mbahet të hënën, 23 dhjetor në orën 17:00. “Marshim në Tiranë kundër padrejtësive, kundër varfërisë, kundër vjedhjeve,kundër pushtetit abuziv”, thuhet në videon e postuar nga Bardhi.
Në vijim, në mesazhin e postuar nga Bardhi thuhet se më 23 dhjetor marshohet për qytetarët, për rroga më të larta, për pensione dinjitoze, për zgjedhje të lira dhe për qeverinë teknike.
@gazment.bardhi 🇦🇱Të gjithë bashkë, të hënën, datë 23 Dhjetor, ora 17:00, mashojmë në Tiranë kundër varfërisë, kundër padrejtësisë, kundër arrogancës së pushtetit, për betejën e drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.