Vendimi i shpallur nga Kryeministri Edi Rama për mbylljen e rrjetit TikTok në Shqipëri është pasuar nga reagimet e opozitës, kryesisht Partisë Demokratike.
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, shprehet në një postim në rrjetin social se kryeministri ka frikë nga antipropaganda qeveritare, ndaj edhe njoftoi mbylljen e një prej rrjeteve sociale. Sipas Zhupës, censura është e papranueshme.
Vendimi për mbylljen e TikTok erdhi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në qendër të Tiranës, ku vetëm pak metra larg shkollës “Fan Noli”, u qëllua për vdekje me thikë nga një bashkëmoshatar, 14-vjeçari, Martin Cani. Konflikti thuhet se ka nisur në rrjetet sociale, ndërkohë që menjëherë pas ngjarjes u hodh idea për mbylljen e rrjeteve, veçanërisht përsa i takon përdorimit të tyre pa kontroll nga të miturit.
“Të shfrytëzosh vrasjen e një 14-vjeçari për të zgjidhur hallet personale me rrjetet sociale që nuk kontrollon dot, është vrasje e dyfishtë dhe akt i rëndë ndaj lirisë.
Rama sot lajmëroi se arsimi i dështuar qënka faj i Tik Tokut, se thikat në shkolla i fuska Tik Toku, se drogën në shkolla e coka Tik Toku, se mësimin me dy turne e bën Tik Toku, se mungesën e rezultateve në testin Pisa e manipulon Tik Toku, se mungesën e aktiviteteve në shkolla e ka faj Tik Toku, se ministren e dështuar ja vuri Tik Toku, se paratë e arsimiti vidhka Tik Toku. Edhe pasi gjeti “fajtorin” do e mbyll atë për 1 vit”, thuhet në reagimin e Ina Zhupës.
Postimi nga Ina Zhupa
Të shfrytëzosh vrasjen e një 14 vjecari për të zgjidhur hallet personale me rrjetet sociale që nuk kontrollon dot, është vrasje e dyfishtë dhe akt i rëndë ndaj lirisë.
Rama sot lajmëroi se arsimi i dështuar qënka faj i Tik Tokut, se thikat në shkolla i fuska TikToku, se drogën në shkolla e çoka TikToku, se mësimin me dy turne e bën TikToku, se mungesën e rezultateve në testin Pisa e manipulon TikToku, se mungesën e aktiviteteve në shkolla e ka faj TikToku, se ministren e dështuar ja vuri TikToku, se paratë e arsimit i vidhka TikToku. Edhe pasi gjeti “fajtorin” do e mbyll atë për 1 vit.
Vendimi diktatorial për mbylljen e një rrjeti social si TikTok që nuk po e kontrollonte dot është akt i rëndë kundër lirisë së shprehjes dhe demokracisë. Është akt elektoral i pastër dhe përdorim i pushtetit për të shtypur liritë.
Fushata elektorale po e tmerron, po e shfazon dhe po bën përpëlitjet e fundit të censurës. Rezultati që mori Trump te rinia kryesisht nga Tik Tok, ishte prova që duhej mbyllur për Ramën.
Rama shpall se do mbyll sa për fushatë TikTokun ku del me keq se kudo, ku ska dot reporte dhe shadowban, ku ska dot app “Aktivisti”, dhe i kanë dalë nga kontrolli propagandës.
Po si kaloi Edi Rama nga mikpritës i yjeve të Tik Tok, nga tik-tokist për vete, nga marrëveshja AMA- Tik Tok te vendimi për mbyllje?! E thjesht pamundësia për ta kontrolluar dhe jo kthimi i tij në një mjet i fuqishëm antipropagandë qeveritare.
Censura nuk do pranohet!
(BalkanWeb)