Rrjeti social popullor do të ndalohet për një vit në shtetin fqinj –  Rama ka akuzuar mediat sociale, dhe veçanërisht TikTok, për nxitje të dhunës tek të rinjtë

Shqipëria njoftoi sot ndalimin për një vit të TikTok, aplikacioni popullor i videove të shkurtra, pasi vrasja e një adoleshenti muajin e kaluar ngriti frikën për ndikimin e mediave sociale te fëmijët.

Ndalimi, pjesë e një plani më të gjerë për t’i bërë shkollat ​​më të sigurta, do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm, tha kryeministri Edi Rama pas një takimi me grupet e prindërve dhe mësuesit nga i gjithë vendi.

Për një vit do ta mbyllim plotësisht për të gjithë përdoruesit. Nuk do të ketë TikTok në Shqipëri”, tha Rama.

TikTok nuk i’u përgjigj menjëherë një kërkese për koment jashtë orarit të rregullt të punës.

Shumë vende evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Belgjikën, kanë vendosur kufizime në përdorimin e mediave sociale nga fëmijët.

Një nga kufizimet më të rrepta që synon gjigantët e teknologjisë do të vijë nga Australia ku në nëntor u miratua ndalimi total i mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç.

Rama ka akuzuar mediat sociale, dhe veçanërisht TikTok, për nxitje të dhunës mes të rinjve brenda dhe jashtë mjedisit shkollor.

Vendimi i marrë nga qeveria e tij vjen pasi një djalë 14-vjeçar u vra me thikë në nëntor nga një shok klase. Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes dy djemve në rrjetet sociale.

Në fakt, videot e të miturve që mbështesin vrasjen u postuan në TikTok.

“Problemi sot nuk janë fëmijët tanë, problemi sot jemi ne, problemi sot është shoqëria jonë, problemi sot është TikTok dhe çdo gjë tjetër (media sociale) që i mban peng fëmijët tanë”, tha  Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb