Gazetari Arjan Çani, i ftuar në “Open” në News24, ka deklaruar se veprimi i paligjshëm i institucioneve për të shembur “Prestige Resort”, është një mesazh për pronarin e “Focus Media Group” Irfan Hysenbelliu, por edhe për mediat e tjera, të cilat sipas tij janë duke mbyllur gojën e duke pritur se kur do të jetë radha të sulmohen edhe ato.

Çani e ka quajtur Ramën kafshë politike, i cili ende sipas tij nuk e ka nisur punën tamam dhe se prej tij mund të pritet shumë më shumë.

“Ende nuk kemi parë gjë akoma”, theksoi Çani.

Pjesë nga biseda në studio:

Çani: Nuk e quaj sulm ndaj resortit por sulm ndaj medias. Resorti është mundësi që media të ekzistojë, nuk ka media fitimprurëse, nëse ka është me tendera publik. Më vjen keq për resortin se ishte shumë i lezetshëm, interesant i bërë bukur. Në krahasim me mostra të tjera që janë vërdallë edhe si prek njeri…

Lajmëron vetë të zotin se i thotë do të marr frymën. nuk e do më këtë, thotë unë jam mbreti e ju shkel me këmbë, pse duhet ti biem kaq gjatë, jam mbreti që kam mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe shumicës së shqiptarëve që gëzon sa herë goditet një i pasur. Harron që nga të pasurit paguhen shumë familje e paguhen taksa.

Paralajmërohet që Irfani të dorëzohet një ditë.

Paralajmërohen mediat e tjera, e shoh si reagojnë, mbyllin gojën e nuk kanë frikë. Të gjithë po mendojnë kur do u vijë radha dhe ç’do bëhet të bëjnë që mos tu vijë radha. Ka një objektiv të qartë ku dëshiron të arrijë. E shoh përtej personales.

Ka hallin e mandatit të 4 është një mandat që e do me patjetër se akoma nuk e ka vizatuar Shqipërinë e tij, nuk e ka mbaruar akoma pikturë, hartën e Shqipërisë e ka në tavolinë e po e vizaton, mirë apo keq do ta shohim.

Lubonja: Këta janë njerëz që nuk e mendojnë veten jashtë pushtetit.

Çani: Pushteti i tij është ky, derisa të mbaroj punë thotë… Kafshë politike është Rama që Shqipëria nuk e kishte parë më parë. Ne nuk kemi parë gjë akoma. Fikosjeni mirë atë fytyrë. Ky është personazh që për mua ende s’ka nisur punën e tij të vërtetë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: