TIRANE

Në takimin me kandidatët për kryebashkiakë, kryeministri Edi Rama tha se nga pushteti mund të ikë vetëm nëse e kërkojnë ata që e kanë votuar, dhe jo se e kërkon opozita.

“Pushteti nuk është qëllimi, por fuqia, karrigia nga ku nuk shkulesh, por është detyrë, që të tjerët të kanë zgjedhur për të udhëhequr. Nga kjo detyrë iket vetëm kur ta kërkojnë ata që të kanë dhënë detyrën, me votë, në zgjedhje, apo si përfaqësues të popullit në Kuvend.

Unë nuk rri se më gënjen mendja se jam i pagabueshëm, apo s’kam bërë gabime, apo se gjithçka po shkon vaj, as se njerëzit nuk paguajnë nën dorë, se rrogat janë rritur, se shqiptarët po kthehen nga jashtë dhe se jeta është fushë me lule.- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: