Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga brenda stadiumit të ri “Qemal Stafa”, i cili është drejt fundit.

Përbri fotove, kreu i qeverisë shkruan se nuk do të ketë në rajon stadium të dytë si ai i “Qemal Stafës”, duke shtuar se ai do të jetë mes stadiumeve më të bukura në Evropë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mesazhi i Ramës:
EDHE PAK… ? Ju kam thënë që s’do të ketë në rajon të dytë si ky dhe do jetë mes stadiumeve më të bukur të Europës? (Po jo vetëm kaq, po ju kam thënë që ata që shanin e bërtisnin, pse po prishej karakatina e vjetër, do maskohen si tifozë të huaj kur të hyjnë në stadiumin e ri, se do u vijë zor nga budallallëqet e nga pisllëqet që u ka nxjerrë goja?)

Dhe ky s’do jetë vetëm një tempull kuqezi për Kombëtaren, as vetëm një stadium për të dielat e futbollit, po një qendër e re graviteti social për Tiranën, me aktivitet ekonomik, sheshe përreth e hapësira publike për të gjitha moshat? (Hë tani, hopa grupi shurupi, filloni e hidhni romuze e lëshoni fjalë pa lidhje, se në fakt ishim më mirë kur ishim më keq dhe e ka fajin populli, që i pëlqen këto fasada e që gënjehet me këto reklama?) #ShqipëriaqëDuam.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb