BRUKSEL

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook” foto nga takimi me kryeministrat europianë të Partive Socialiste si dhe komisionerët europianë socialistë në të cilin ka marrë pjesë së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Rama shkruan se një vendim pozitiv për dy vendet është me rëndësi edhe për BE-vë, jo vetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“#PESLeadersMeeting?
#KëshilliEuropian ??
Së bashku me Kryeministrin Zayev në takimin e kryeministrave europianë të PSE dhe komisionerëve europianë të familjes sonë politike në BE, ku diskutuam për rëndësinë që ka për Bashkimin Europian, e jo vetëm për Shqipërinë e për Maqedoninë e Veriut, një vendimmarrje pozitive në Këshillin Europian?”

Rama Fb
Rama Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb