TIRANE

Kryeministri Edi Rama ka publikuar përmes një postimi në facebook, fotoalbumin nga punimet për transformimin e Belshit. Bashkëngjitur fotove, Rama shkruan se vijon puna për për transformimin rrënjësor të Belshit nga një gropë e zymtë, në mes të një mrekullie natyrore të harruar, ku komuniteti jetonte në izolim e braktisje të plotë, në një destinacion të ri turistik.

“VIJON PUNA… për transformimin rrënjësor të Belshit nga një gropë e zymtë, në mes të një mrekullie natyrore të harruar, ku komuniteti jetonte në izolim e braktisje të plotë, në një destinacion të ri turistik, ku jo vetëm rriten vizitat e çdo fundjave nga Tirana e gjetkë, po kanë nisur flukset e turistëve të huaj dhe përshtatjet e shtëpive, deri dje krejt të vetmuara, në bujtina të vogla e plot shije? #ShqipëriaqëDuam☀️” – shkruan Rama.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb