Kryeministri Edi Rama vijon përplasjen në distancë me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Në një mesazh të fundit në “Twitter”, kreu i qeverisë publikon urdhrin e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila iu kërkon punonjësve të administratës të punojnë këtë të shtunë e të diel, teksa socialistët do të zhvillojnë zgjedhjet vendore.

Lidhur me këtë, Rama i kërkon Bashës të dalë e të sqarojë urdhrin e Ademit, pse sipas tij, ky pasion për punë në ditë pushimi në një bashki që ka katër vjet në gjumë.

“Dhe meqë jemi tek dora jote e fshehur dhe gurët e tu të hedhur, po këtë shkresën e kësaj Qamile Haxhiut të Shkodrës e ke urdhëruar ti apo e ka bërë në kokë të vet kjo molotokratja? Dil sqaroje Artist ç’është ky pasion për punë në ditë pushimi në një bashki që ka 4 vjet në gjumë!”, shkruan Rama.

Ramiu
Ramiu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb