TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video nga punimet në linjën hekurudhore Fier-Vlorë, prej disa vitesh në gjendje të amortizuar, pothuajse jashtë funksionit.

Prej disa muajsh kjo hekurudhë po rikonstruktohet, ndërsa sipas kryeministrit do të krijojë frymëmarrje të re në lëvizjen e pasagjerëve dhe të mallrave duke shmangur transportin rrugor dhe duke ulur kostot.

“MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje nga kantieri i punës për rimëkëmbjen e linjës hekurudhore Fier-Vlorë që do të krijojë frymëmarrje të re në lëvizjen e pasagjerëve dhe të mallrave duke shmangur transportin rrugor dhe ulur ndjeshëm kostot, ju uroj një ditë të mbarë ?♂️??”, shkruan kreu i qeverisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb