TIRANË

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video informacion ku tregohet se si përfitojnë rritje pagash mbi 60 punonjës nga buxheti i vitit të ardhshëm.

“MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë videoinformacion për rritjen e pagave të mbi 60 mijë punonjësve me Buxhetin e vitit 2019, ju uroj një ditë të mbarë ? #eGjithëVëmendjaPërJu”, shkruan kryeministri.

Ndërsa në video thuhet se Buxheti 2019 do të financojë mbi 2 miliardë lekë për rritjen e pagave për mbi 60 mijë të punësuar.
1 miliard lekë për rritjen e pagave në shëndetësi: 4650 mjekë përfitojnë rritje page mesatarisht 7%. 13 765 infermierë, laborantë, ndihmës mjekë përfitojnë rritje page mesatarisht 7%.

1.37 miliardë lekë për rritjen e pagave në arsim: 35 873 mësues e staf mësimor të arsimit parauniversitar përfitojnë rritje page 7%.

Sipas kryeministrit, në vitin 2019 fondet për pagat e edukatorëve do të rriten me 9.1% në krahasim me vitin 2018. Do të punësohen 438 edukatore më shumë se në vitin 2018, në 32 bashki! Në sektorin e mbrojtjes mbi 6800 ushtarakë aktiv përfitojnë rritje page 10%-19 %.

Mbi 177 milionë lekë për rritjen e pagave në sistemin penitenciar: 3559 policë të burgjeve përfitojnë rritje page mesatarisht 7%.

Mbi 120 milionë lekë për rritjen e pagave të diplomatëve: Rreth 308 punonjës të përfaqësive diplomatike përfitojnë rritje page mesatarisht 20%.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb