Kryeministri Edi Rama nga Kolonja ku po vazhdon fushatën elektronike të zgjedhjeve të 30 qershorit, tha se opozitën e ka zënë frikë. Sipas tij, opozita është sot në rrugë për shkak të frikës nga reforma në drejtësi.

“Ju e dini shumë mirë se kush janë këta. U pëpoqën që ta ndalin reformën në drejtësi. Erdhën atje në radhë sepse Amerika ua futi këmbët me dy këmbë. Ua dhamë gjysmën e qeverisë.

Çfarë duan këta, të marrin gjithë qeverinë? Në emër të kujt ua japim. Nuk kemi si t’ua japim. BE do që të implementohet reforma”, tha Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb