Kryeministri Edi Rama, në kuadër të fushatës elektorale të Partisë Socialiste është ndalur në Kuçovë. Nga Kuçova, Rama nuk kurseu akuzat ndaj kundërshtarëve të tij politikë, veçanërisht pasardhësin e tij ish-kryeministrin, Sali Berisha. Rama tha se Berisha është një plak që e ka kthyer udhëheqjen si tespiqe.

“Shumë faleminderit për pritjen e jashtëzakonshme. Edhe pse mund të jetë e jashtëzakonshme në sytë e atyre që e shohin nga larg. Këtë herë kanë mundësi të votojnë një djalë që është rritur në oborrin e PS, Kreshnikun. Nuk dua të flas për Kreshnikun, se ju e njihni mirë. Unë e njoh nga puna, është nga ata që kanë vënë në  zbatim reformën më të rëndësishme atë të energjisë. Unë dua të flas me ju për 30 qershorin që është shumë i rëndësishëm, për të vendosur kufirin e një politike që prej 30 vitesh i ka krijuar njerëzve të vendit shumë shqetësime. Vazhdon t’i provokojë qetësinë e tyre dhe sekëlldis çdo familje. Politika që ka në krye një plak të mbrapshtë që e ka kthyer udhëheqjen si tespijet, kokrrat e të cilës do shpërbëhen ku në 30 qershor jo vetëm do bëhen zgjedhje dhe nuk do lejojnë që shqipëria të kthehet në atë rrugë pa krye sa është dhënë  mundësia të drejtojnë. Prandaj, beteja e 30 qershorit është një beteje mes tëe shkuarës që përpëlitet dhe të ardhmes që përpiqemi të ndërtojmë së bashku dhe do ndërtojmë së bashku këtu në Kuçovë dhe Shqipëri. Bëjmë çmos për të çuar përpara ide dhe programe, të vetmin vizion kanë shpifjen dhe të vetmin vizion kanë baltën. Ne që duam një vend normal pa dallim dhe prandaj çdo ditë vazhdojnë kërcënim. Ata kanë frikë të dalin para jush të thonë me rradhë të gjitha arsyet që kanë. Ata përveçse janë të paaftë janë dhe shumë dembelë. Janë shumë të alarmuar nga reforma në drejtësi, nuk e kanë dashur qysh në momentin e parë. Ata nuk vendosin dot asgjë për ne dhe për popullin e Shqipërisë, as edhe një gjë. E keni dëgjuar nëpër ekrane, i dëgjoni edhe herë pas herë në kafene dhe biseda njerëz që thonë si mund të bëhen zgjedhjet pa opozitën. Janë të verbuar nga dëshpërimi ndaj bëjnë si të dëshpëruar. “-tha Rama.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb