TIRANE- Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me anëtarët e qeverisë ka reaguar pas vendimit të djeshëm në Luksemburg, që dhanë ministrat e jashtëm të vendeve europiane, për shtyrjen e negociatave me një vit.

Rama tha se datë të caktuar për çeljen e negociatave nuk kishte, ndërsa shtoi se tashmë është hapur drita jeshile për çeljen negociatat.

“Pas shumë muajsh përpjeke të përditshme, mes dallgëve të ngritura artificialisht nga opozita esadiste, që s’la vesh të huaj pa përmbytur mes dallgëve të Shqipërisë, Shqipëria mori datën zyrtare të çeljes së negociatave. Pas datës u çel drita jeshile për anëtarësim në BE. E dhimbshme por e vërtetë, qe teksa ne merrnim telefonata urimi, opozita jonë esadiste, dhe mediat e saj, hidhnin gurët e vulgaritetin të tyre për tu prishur shqiptarëve lodhjen e shumifishtë. ‘U shty data’, ‘u shty data’ se Europa nuk pranoi narkoshtetin. Çfarë vulgariteti, çfarë poshtërisë! Si mund të shtyhet një datë që nuk është vënë? Si mund të flitet kështu kaq ligësisht dhe poshtërsisht për vendin tënd! Si mund të keqtrajtohen brutalisht zgjedhësit e tu si të ishin kope qorrash që duhen hedhur në lumë!”, tha Rama.

Po ashtu kreu i qeverisë tha se Merkel dhe Macron e kishin të vështirë të thoshin ‘Po’ për një datë për hapjen e negociatave.

“Jam ndjerë shumë mirë se Shqipëria ka gjetur dhe ka bërë disa miq shumë të mirë dhe të vërtetë të cilët nuk u mjaftuan vetëm me fjalë të mira por luftuan me këmbëngulje për të mos e lënë anijen tonë pa një datë ankorimi. Merkel, e cila ma bërë të qartë që në takimin në Berlin se do të jenë muaj të vështirë, po ajo do të ishte në krah. Marcron ma tha troç se për të ishte tejet e vështirë të thoshte po për një datë, por më premtoi se në respekt të reformave të qeverisë sonë, do të mundohej për një zgjidhje.”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: