I ashpër ka qenë kryeministri Edi Rama për një grup prokurorësh dhe gjyqtarët që sipas tij kanë ngritur një grup të quajtur ‘KÇK’ (kap çafarë të kapësh).

Nga foltorja e Kuvendit kreu i Ekzekutivit tha se të gjithë këta zyrtarë të drejtësisë, duke përmendur kështu një prokuror dhe gjyqtar në Durrës, do të shpallen në kërkim nga parlamenti. Po ashtu Rama përmendi edhe një mesazh që i kishte ardhur në telefonin e tij, ndërsa do donte ta kishte lexuar por nuk e kishte celularin me vete.


“Disa prokurorë dhe gjyqtarë, kanë ngritur një grup ‘KÇK’. ‘KÇK’-kap ca të kapësh. Këtë grupin ky parlament do ta shpalli grup në kërkim. E them jo në mënyrë metaforike, por në mënyrë të drejtpërdrejtë. Me çdo mënyrë, me çdo mënyrë, duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu. Të gjithë së bashku! Është e kotë që nga tryezat e opozitës te ngrihen këtu dhe të fajësojnë qeverinë. Prokurorë dhe gjykatës si ai në Durrës, plotë si ata bëjnë kërdinë mbi njerëzit çdo ditë. Nuk e mora telefonin me vete t’u lexoja një mesazh që mora. Sms marr çdo ditë nga njerëz që capërlohen. E dëgjova të nderuarin gojëtar të opozitës…ndihej ulërima deri jashtë. Po thoshe që; shtetit merret me të vegjël e të mëdhenj”, tha Rama.


Kujtojmë se Rama ka marrë një sms nga avokati i njohur, Ilir Malindi, babai i Gentian Malindit, ku ky i fundit është shpallur në kërkim për kokainën e sekuestruar në Durrës.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: